Karim Benzema është një dyshim serioz për debutimin e Francës në Kupën e Botës 2022 kundër Australisë të martën e ardhshme.
Sulmuesi i Real Madrid nuk është ende 100 për qind i gatshëm, ndonëse po stërvitet rregullisht me kampionët në fuqi të botës në Doha.
Siç raporton gazeta “L’Equipe”, Topi i Artë 2022 po punon mirë, por jo aq sa për të qenë gati për ndeshjen përballë Australisë.
Përveç ndonjë befasie, synimi është që Benzema të jetë gati për ndeshjen e dytë në grupe, ku Franca do të ketë përballë Danimarkën.
Nga ana tjetër, Raphael Varane është gjithashtu në dyshim nëse do të jetë në fushë përballë Australisë të martën.
Qendërmbrojtësi pësoi një dëmtim muskulor në fund të tetorit me Manchester United dhe Didier Deschamps, duke pasur parasysh evoluimin e rikuperimit të tij, vendosi ta thërrasë atë për Kupën e Botës.
Gjatë një konference për shtyp, ishte mesfushori Adrien Rabiot që foli për gjendjen e dy shokëve të ekipit.
“Ata janë mirë, stërviten veçmas sepse ka një protokoll që duhet ndjekur. Nuk e di nëse do të jenë në ndeshjen e parë”, tha lojtari i Juventus-it. /Albanianpost.com