Bellaqa: Kosova nuk mund ta rris ekonominë duke shpërndarë paratë jashtë vendit

Shtesat qeveritare prej 100 euro ndihmuan përkohësisht qytetarët që i morën ato, kështu beson ekonomisti Jakup Bellaqa.

Bellaqa në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se ato para, që i mori sektori publik, dhe personat në skemat sociale, u shpenzuan në gjëra elementare ditore.

Sipas tij në situata të sfidave ekonomike, qytetarët duhet të bëhen vetvetiu më “nacionalist” që të mos i derdhin parat në shtete të tjera.

Ai theksoi se Kosova nuk mund të rris ekonominë, duke shpërndarë paratë jashtë vendit.

Këto komente, i njëjti i tha, kur u pyet rreth numrit të lartë të vizitave të kosovarëve në bregdetet e Shqipërisë e Malit të Zi.

Bellaqa, beson se me qasjen e ekonomisë importuese, Kosova gjithë paranë e saj po e qet jashtë.

Andaj, për këtë duhet të ndërrohet qasja edhe qeveritare, edhe e vet qytetarëve. /Klankosova.tv/

Read Previous

Dorëhiqet kryeministri francez, pas 30 vitesh zgjidhet një grua

Read Next

Stuhia e rërës pushton Irakun, rreth 4 mijë njerëz të lënduar