Dorëhiqet kryeministri francez, pas 30 vitesh zgjidhet një grua

Jean Castex, kryeministri francez ka dhënë dorëheqjen ditën e hënë. Lajmi, i konfirmuar zyrtarisht nga pallati Elysee ka njoftuar se Castex ka shkuar në Pallat për të dhënë dorëheqjen zyrtarisht, të cilën presidenti e pranoi.

Më vonë, Elysee doli me një deklaratë që thoshte se ministrja e Punës u caktua në postin e kryeministrit menjëherë pas dorëheqjes së Castex. Elisabeth Borne, 62 vjeç, është gruaja e parë që vendoset në këtë pozicion prej vitit 1992. Në ditët në vijim, Macron dhe Borne do të diskutojnë më pas emërimin e një qeverie të re franceze.

Burimi: CNN, BBC, Aljazeera

Read Previous

​Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt me Memorandum të ri për sigurimet

Read Next

Bellaqa: Kosova nuk mund ta rris ekonominë duke shpërndarë paratë jashtë vendit