OpenAI po shqyrton “ngadalësimin” e zhvillimit të inteligjencës artificiale të avancuar
Një video ku Cristiano Ronaldo dhe Piers Morgan diskutojnë për të luajtur në Arabinë Saudite është bërë virale pasi sulmuesi legjendar portugez nënshkroi për Al-Nassr.
Ylli 37-vjeçar ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me skuadrën e Arabisë Saudite dhe tha se “është i etur të përjetojë një ligë të re futbolli në një vend tjetër”.
Ai shtoi se vizioni i Al-Nassr ishte “shumë frymëzues”.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë do të fitojë 200 milionë euro çdo vit, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në histori.
Al-Nassr, i cili aktualisht është i dyti në ligën më të mirë të Arabisë Saudite, e ka përshëndetur nënshkrimin e Ronaldos si “histori në zhvillim”.
I filmuar më pak se dy muaj pasi Ronaldo nënshkroi për klubin e tij të ri, Morgan i tha futbollistit që ai beson se është më i miri i të gjitha kohërave: “Gjithashtu që ju dëshironi të vazhdoni të luani në nivelin më të lartë. Ju dëshironi të luani futboll në Ligën e Kampionëve, dëshironi të thyeni rekorde”.
“Përsëri, më kthehet në mendjen time, se nëse do të ishte vetëm për para, do të ishe në Arabinë Saudite duke fituar shpërblimin e një mbreti. Por, kjo nuk është ajo që ju motivon. Ju dëshironi të qëndroni në krye të lojës”.
Ronaldo, i cili thuhet se refuzoi një transferim prej 300 milionë euro në Arabinë Saudite verën e kaluar, u përgjigj: “Pikërisht”.
Ai shtoi: “Sepse unë ende besoj se mund të shënoj shumë, shumë gola dhe të ndihmoj skuadrën. Unë ende besoj se jam i mirë dhe i aftë për të ndihmuar ekipin kombëtar”.
Videoja duket se konfirmon se bashkimi me një klub të Arabisë Saudite ishte shumë poshtë në listën e prioriteteve të Ronaldos kur ai dha intervistën e tij me Morgan. /Telegrafi/
