Begaj: Shqipëria më afër se kurrë familjes evropiane

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës, duke vlerësuar projektin e Bashkimi Evropian si simbol të paqes, demokracisë dhe solidaritetit.

“Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë”, u shpreh Begaj.

Kreu i shtetit shqiptar theksoi se Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë integrimit evropian dhe është e gatshme të kontribuojë me energjinë dhe vlerat e saj në familjen evropiane.

“Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes evropiane, e gatshme për t’i shtuar projektit evropian energjinë dhe vlerat e saj”, deklaroi Presidenti shqiptar.

Dita e Evropës festohet çdo vit më 9 maj dhe simbolizon paqen, unitetin dhe bashkëpunimin mes vendeve evropiane. Kjo ditë përkujton deklaratën historike të ministrit francez të Jashtëm, Robert Schuman, të mbajtur më 9 maj 1950, e cila hodhi themelet e krijimit të Bashkimi Evropian. /RTSH/

Read Previous

Robert Lewandowski drejt largimit nga Barcelona?

Read Next

Si lindi ideja e krijimit të Bashkimit Evropian?