“Nuk është figurë unifikuese”, Hoti del kundër Sejdiut për president
Bashkimi Europian ka zgjatur edhe për një vit sanksionet kundër Rusisë, të cilat janë vendosur për shkak të luftës në Ukrainë.
Në dokumentin, i cili u nënshkrua nga kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, thuhet se vendimi i Këshillit të BE-së për zgjatjen e sanksioneve do të jetë i vlefshëm deri më 24 shkurt 2025.
Në dokument thuhet se, bazuar në rishikimin e vendimit për masat kufizuese ndaj Rusisë dhe, siç thuhet, “për sa kohë që veprimet e paligjshme të Federatës Ruse vazhdojnë të shkelin ndalimin e përdorimit të forcës, që përbën shkelje të rëndë. të së drejtës ndërkombëtare”, është e përshtatshme të mbahen në fuqi të gjitha masat e vendosura aktualisht nga Bashkimi Europian dhe të merren masa shtesë, nëse është e nevojshme. /abcnews.al