BE-ja i reagon Trump-it: Mbrojmë integritetin e Danimarkës, Grenlanda nuk preket

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pas deklaratave të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, lidhur me mundësinë e aneksimit të Grenlandës.

Përmes një komunikate për mediat, Komisioni Evropian u rreshtua krah Danimarkës, duke theksuar se kufijtë e shteteve anëtare janë të paprekshëm.

Zëdhënësja e Komisionit, Anitta Hipper, deklaroi se BE-ja do të vazhdojë të mbrojë parimet universale të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial.

Sipas Brukselit, Grenlanda është pjesë autonome e Mbretërisë së Danimarkës. Çdo vendim për ndryshimin e statusit të saj u takon vetëm banorëve të ishullit dhe qeverisë daneze.

BE-ja nënvizoi se nuk do të ndalet së mbrojturi këto parime, sidomos kur vihet në diskutim integriteti i një vendi që është pjesë e unionit.

Ky reagim vjen si një “jo” e prerë ndaj pretendimeve amerikane, duke e cilësuar çështjen e kufijve si të panegociueshme dhe në përputhje me Kartën e OKB-së.


Gjermania: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për aneksimin e Grenlandës, ka reaguar edhe Berlini zyrtar.

Qeveria e kancelarit Friedrich Merz ka dalë në mbrojtje të Danimarkës, duke kërkuar respektimin e ligjeve ndërkombëtare.

Sebastian Hille, zëdhënësi i kancelarit Merz, sqaroi pozicionin e Gjermanisë gjatë një konference për shtyp.

Ai tha se Gjermania e njeh ishullin si një administratë autonome që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës. Zëdhënësi theksoi se kufijtë nuk mund të zhvendosen me dhunë dhe asnjë territor nuk mund të merret në mënyrë të detyruar.

“Berlini zyrtar mbështetet plotësisht te Karta e OKB-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”, tha ai.

Gjermania konfirmoi se është në kontakt të ngushtë me partnerët danezë dhe ata evropianë për të monitoruar situatën dhe për të ruajtur stabilitetin e kufijve në Evropë.

Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pas deklaratave të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, lidhur me mundësinë e aneksimit të Grenlandës.

Përmes një komunikate për mediat, Komisioni Evropian u rreshtua krah Danimarkës, duke theksuar se kufijtë e shteteve anëtare janë të paprekshëm. /tvklan.al

Read Previous

Sulmohet shtëpia e zv.presidentit amerikan J.D. Vance

Read Next

Tyson Fury konfirmon rikthimin: Ky është viti im, gati të godas sërish me grushte