BE-ja drejt paketës së 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Komisioni Evropian synon që paketa e ardhshme e sanksioneve të bllokut kundër Rusisë të miratohet në shtator.

“Shpresojmë që do të jemi në gjendje ta miratojmë atë muajin tjetër”, tha sot një zëdhënëse e komisionit, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e mundshme.

Kjo do të jetë paketa e 19-të e sanksioneve të bllokut.

Sanksionet e mëparshme kundër Rusisë kanë synuar ekonominë, industritë kryesore, zinxhirët e furnizimit ushtarak dhe individët e lidhur me luftën në Ukrainë.

Qëllimi është t’ia vështirësojë Rusisë vazhdimin e luftës së saj kundër Ukrainës, e cila tani është në vitin e saj të katërt.

Sanksionet në BE duhet të miratohen unanimisht nga të gjitha shtetet anëtare.
Në të kaluarën, debatet e brendshme e kanë vonuar procesin, me Hungarinë dhe Sllovakinë midis atyre që kanë bllokuar masat kundër Moskës.

Mbetet e paqartë nëse afati kohor i planifikuar mund të përmbushet. /ATSH-DPA/

Read Previous

Të hënën protestojnë punëtorët e RTK-së

Read Next

Chiellini: Ibrahimovic, sulmuesi më i vështirë me të cilin jam përballur