Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do ta diskutojnë se çfarë mund të bëhet nga ana evropiane për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, ka thënë shefja e politikës së jashtme të BE-së.
“Është në interesin tonë që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur”, ka deklaruar Kaja Kallas përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, raporton Reuters.
Disa anije thuhet se janë sulmuar që nga fillimi i konfliktit, ndërsa përpiqeshin të kalonin nëpër këtë ngushticë, përmes së cilës kalon zakonisht rreth 20 për qind e naftës botërore.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se “do të ishte shumë keq për të ardhmen e NATO-s nëse aleatët e SHBA-së nuk e ndihmojnë në hapjen e dhe mbajtjen hapur të kësaj ngushtice”.
Të dielën, Trumpi foli me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer për rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, “për t’i dhënë fund ndërprerjeve në transportin detar global”./koha.net