BE do t’i kthejë vaksinat Johnson & Johnson të prodhuara në Afrikë

Bashkimi Evropian do të kthejë vaksinat kundër koronavirusit të prodhuara në Afrikë dhe të dërguara në Evropë nga prodhuesi Johnson & Johnson.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është zotuar për këtë në një konferencë në Berlin. Von der Leyen ka premtuar të dorëzojë 200 milionë doza shtesë deri në fund të vitit.

Rreth 70 milionë doza nga këto do të vijnë nga Gjermania.

“Këto janë lajme të mira nga Evropa”, tha Masiywa.

Llogaritet se rreth 1.6 miliard doza kërkohen për të vaksinuar rreth 60 për qind të popullatës në Afrikë.

Në Afrikë, vetëm më pak se tre për qind e popullatës është vaksinuar plotësisht, edhe pse kontinenti është goditur nga një valë e tretë e infektimeve./GazetaSinjali/

Read Previous

112 vite më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit

Read Next

Gjakovë, vazhdon vaksinimi i qytetarëve me vaksinën anti covid