Bayern refuzon ofertën e tretë nga Barcelona për Lewandowski-n

Robert Lewandowski vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë, por marrëveshja me Bayernin nuk është aspak e lehtë.

Sulmuesi polak i ka bërë të qartë bavarezëve se dëshiron largimin, por kampioni në fuqi i Gjermanisë po i refuzon ofertat një nga një.

Barcelona ka provuar me një ofertë të tretë zyrtare, por edhe ajo është refuzuar nga bavarezët.

Sport Bild ka raportuar se Barcelona ka ofruar 40 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuse, por as kjo ofertë nuk e ka bindur Bayernin të heqë dorë nga Lewa.

E për të ardhmen e Lewas për Bild ka folur edhe ish-presidenti i Bayernit, Uli Hoeness.

“Siç qëndrojnë gjërat në Mynih dhe nga ajo që kam dëgjuar në disa biseda, Barcelona do të përfitojë kohë në lidhje me ofertat e tjera”.

“Mendoj se deklaratat e Oliver Kahn, Herbert Hainer dhe Hasan Salihamidzic, në të cilat thonë se Lewandowski do të përmbushë kontratën e tij, ishin të qarta”, deklaroi Uli Hoeness.

Bayern i ka bërë të qartë Barcelonës se për ta lënë të lirë Lewan ata duan së paku 60 milionë euro. 

/Telegrafi/

Read Previous

​Kurti: Çmimet e karburanteve krahasuar me rajonin janë stabilizuar

Read Next

​Krasniqi, Loxha e Kuka flasin pas sukseseve të jashtëzakonshme në Lojërat Mesdhetare