Bashkimi, Prishtina, Vëllaznimi, Ylli – në listën e dënuarve nga xhiroja XXI

Nga ndeshjet e xhiros XXI të Superligës, Komisioni i Garave të FBK-së ka njoftuar për regjistrimin e rezultateve në Informatorin përkatës, ndërsa edhe ka shqiptuar dënimet sipas rregullores bazuar në raportet e vëzhguesve si dhe inçizimeve televizive.

Dënimet kanë shkuar për ekipet e Bashkimit, PrishtinësVëllaznimit e Yllit, ndërsa janë shqiptuar edhe për trajnerë e lojtarë, sipas PG-së për seniorët këtë sezon.

Nenet e PG-së:

Animi dhe sjellja josportive e shikuesve ndaj policisë, sigurimit, institucioneve, FBK-së, etj,” – Neni 49.7;

Gabime teknike, lojtari ose trajneri, për sjellje josportive” – Neni 50.1, 50.5;

Gabim përjashtues i lojtarit, trajnerit, zyrtarit” – Neni 50.4;

Nga raporti:

Në raport për dënimet e cekura sipas lojës shkruan:

(Sipas Informatorit, pa ndërhyrje)
Ylli-Bashkimi (Skuadra A: Fer dhe korrekt përpos bankës e cila ndëshkohet me gabim teknik B1 për reagim. Lojtari me nr.5 (Rashun Davis) ndëshkohet me gabim teknik për (flopping). Skuadra B: Fer dhe korrekt, lojtari me nr.11 (Prentiss Nixon) ndëshkohet me gabim teknik për (flopping). Lojtari me nr.24 (Samandro Samuel) ndëshkohet me gabim teknik për sjellje jo sportive, gjithashtu ndëshkohet edhe me gabimin e dytë teknik për ofendim ndaj gjyqtareve dhe përjashtohet nga loja. Banka ndëshkohet me gabim teknik B1 për reagim ndaj gjyqtarit Sjellja e shikuesve: Për shkak të ofendimeve në kor në drejtim të Federatës së Basketbollit të Kosovës, sipas propozicioneve të garave, fillimisht shikuesve iu është dhënë vërejtja përmes spikerit oficiel, por të njëjtat kanë vazhduar edhe me tutje prandaj në minutën e 8- të, të çerekut të katërt është marre vendimi që të zbraze palestra. E tere kjo situate ka zgjate 25 minuta. Ndeshja është zhvillu pa prezencën e shikuesve deri në fund të ndeshjes.)

Prishtina-Prizreni (Skuadra A: Fer dhe korrekt, përpos banka e cila u ndëshkua me GT për reagim josportive ne çerekun e 3-të, min 5’. Skuadra B: Fer dhe korrekt, Sjellja e shikuesve: – Vërejtje tjera: Nuk ishte prezent operatori i 24, ekipi mysafir nuk ka pasur kod te veshjes.)

Vëllaznimi-Trepça (Skuadra A: Fer dhe korrekt përpos trajnerit (Josip Plantak) i cili ndëshkohet me gabim teknik c1 për reagim ndaj gjyqtarit. Skuadra B: Fer dhe korrekte, Lojtari me nr.3 (Caranja Carson) ndëshkohet me GT për flopping; Sjellja e shikuesve: Për shkak te ofendimeve në kor në drejtim të zyrtareve të ndeshjes, sipas propozicioneve të garave, fillimisht shikuesve i’u është dhënë por të njëjtat kane vazhduar më pas është marre vendimi që të zbraze palestra. Ndeshja është zhvillu pa prezencën e shikuesve deri në fund të ndeshjes. Vërejtje tjera: Palestra nuk ka pasur temperature e duhur për zhvillim te ndeshjes!)

Peja-Rahoveci (Skuadra A: Përveç trajnerit Can Sevim i cili u ndëshkua me GT për reagim jo sportiv, gjithashtu me GT u ndëshkua lojtari me nr. 10 Arian Qallaku për reagim jo sportive Skuadra B: Fer dhe korrekte Sjellja e shikuesve: 2 minuta e 46 sekonda pa përfunduar çereku i 4 shikuesit kane share në kor dhe u është tërhequr vërejtja e fundit. Pas kësaj vërejtje nuk ka sharje në vazhdim. 2 minuta e 46 sekonda pa perfunduar qereku i 4 shikuesit kane hedhur gjësende të forta
(shishe me ujë, dhe metale te vogla).)

Vendimet e KG-së:




Dënimet e shqiptuara:
Klubet:

KB Bashkimi (50.5) – 200 euro,
KB Ylli (49.7) – 400 euro,
KB Ylli (50.5) – 50 euro,
KB Prishtina (50.5) – 200 euro,
KB Vëllaznimi (49.7) – 400 euro.

Trajnerët/lojtarët:

Josip Plantak, KB Vëllaznimi (50.5) – 400 euro,
Samardo Samuels, KB Bashkimi (50.4, 50.1, 50.2) – 300 euro + 50 euro + 50 euro,
Arian Qallaku, KB Peja (50.1) – 50 euro,
Can Sevim, KB Peja (50.5) – 50 euro.

/TopSporti/

Read Previous

Shkon në mbi 15 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

Read Next

Pas Londrës, Zelensky për vizitë në Paris – takohet me Macronin dhe Scholzin