Bashkëshorti plagos gruan në qendër të qytetit në Gjakovë

Një person është plagosur me mjete të mprehta rreth ores 15:00 në parkun qëndror të qytetit në Gjakovë. Dyshohet se një burrë e ka goditur disa herë me mjet të mprehtë viktimën femër e moshës rreth 40 vjeqare e cila njëherit është edhe bashkëshortja e tij.

Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur. Me të marrë informatën Policia e Kosovës ka dalur në vend të ngjarjes dhe po vazhdojnë me procedurën e hetimeve. Komandanti i stacionit Policor në Gjakovë Milazim Lumi ka thënë për TV Syri se lënduara është dërguar menjëherë në emergjencën e spitalit “Isa Grezda”, e cila për momentin është duke marrë trajtimin mjekësor dhe është në gjendje të rëndë por është jashtë rrezikut për jetë.

Tutje Major Lumi ka thënë se i dyshuari nuk është gjetur në vendin e ngjarjes. Policia është duke marrë edhe veprimet për arrestimin e të dyshuarit. Me rastin po merret edhe njësia e hetimeve të stacionit

Read Previous

Ndiheni të lodhur në çdo moment? Këto shenja tregojnë që vuani nga rraskapitja emocionale

Read Next

Arrestohet bashkëshorti i cili e theri gruan