Bashkëpunimi i bizneseve vendore me ato nga diaspora diskutohet mes Dhomës së Tregtisë dhe Gërvallës

Identifikimi i mundësive për bizneset vendore në zgjerim të tregut të bashkëpunimit me bizneset nga diaspora dhe ato ndërkombëtare si dhe sfidat me të cilat bizneset vendore po ballafaqohen gjatë bashkëpunimit me këto tregje ishin disa ndër temat e trajtuara në takimin e realizuar ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë theksoi që bashkëpunimi ndërmjet Institucioneve dhe organizatave përfaqësuese të komunitetit biznesor në vend është mëse i nevojshëm sepse kështu mund të arrihet në trajtim dhe tejkalim të sfidave me të cilat ata po ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga DhTIK.

Disa ndër çështjet e diskutuara sipas komunikatës së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ishin emërimi i Atashehëve ekonomik në të gjitha Ambasadat, mundësitë e organizimit të takimeve B2B për bizneset në bashkëpunim me Ambasadat, lobimi që Kosova të jetë prezente në sistemet bankare të shteteve njohëse ashtu që bizneseve dhe qytetarëve të ju mundësohet përfitimi nga lirimet në TVSH, si dhe njohja e Kosovës nga kompanitë botërore siç është Google, Facebook, Yahoo dhe Amazon.

Ministrja Gërvalla e vlerësoi si shumë të rëndësishëm komunikimin me përfaqësuesit e interesave të bizneseve dhe theksoi që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është duke i trajtuar çështjet e ngritura gjatë takimit, mirëpo sipas saj zgjidhja e tyre merr kohë./kp

Read Previous

Moment i frikshëm, tornadoja godet linjat elektrike në Kinë

Read Next

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez nuk dorëhiqet pas akuzave ndaj gruas