Baseli eliminohet nga Copenhagen, Shaqiri: Detajet vendosën ndeshjen

Creator: IMAGO/Daniela Porcelli | Credit: IMAGO/justpictures.ch Copyright: IMAGO/justpictures.ch

Baseli është ndalur në play-off-in e Ligës së Kampionëve dhe do të vazhdojë në Ligën e Evropës. Kampionin e Zvicrës e eliminoi Copenhageni, që e fitoi 2:0 ndeshjen e së mërkurës mbrëma në shtëpi.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1:1.

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri është shprehur i kënaqur me paraqitjen në Kopenhagë.

“Mendoj se jemi mbajtur mirë. Statistikat e thonë këtë po ashtu. Por nuk mund të sigurosh asgjë me statistika në futboll. Për fat të keq nuk ia dolëm të shënojmë gol, që do të ishte shumë i rëndësishëm. Jemi mbajtur mirë dhe detajet vendosën ndeshjen”, ka thënë Shaqiri.

“Në këtë nivel çdo gjë ndëshkohet rëndë. Është dëshpëruese. Është dashur t’ia dalim, por nuk e arritëm. Na duhen disa ditë për t’u kthyer dhe për të analizuar se çka shkoi mirë e çka keq. Por është një kampanjë e mirë edhe në Ligën e Evropës”, ka theksuar Shaqiri. /Koha.net/

Read Previous

Rusia bombardon edhe një ndërtesë të BE-së në Kiev

Read Next

Mefail Bajqinovci kritikon Lumir Abdixhikun