Bardhi Rexha edhe zyrtarisht pjesë e KB Vëllaznimi

Ditë më parë TV Syri kishte raportuar se KB Vëllaznimi ishte afër nënshkrimit me basketbollistin Bardhi Rexha, nënshkrim ky që tashmë është zyrtarizuar edhe nga klubi gjakovar.

Në njoftimin e KB Vëllaznimit thuhet që basketbollisti Rexha skuadrën e Vëllaznimit e cilëson si “shtëpinë e tij” të dytë, pasiqë Rexha edhe paraprakisht ishte pjesë e gjakovarëve edhe gjatë sezonit 2021/2022, kur KB Vëllaznimi ishte pjesë e Ligës së Parë të basketbollit të Kosovës.

Theksojmë që Bardhi Rexha sezonin e kaluar ishte pjesë e KB Rahovecit, skuadër me të cilën pati 24 paraqitje, duke regjistruar një mesatare prej 7.5 pikëve, 5.4 kërcimeve dhe 1.6 asisteve për ndeshje.

Read Previous

Sendet personale të Michael Schumacher dalin në ankand, çmimet fillojnë nga 100 euro

Read Next

Kurti e njofton zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë për dialogun dhe situatën në veri