Barcelona kryeson listën e klubeve me shpenzimet më të mëdha këtë verë

Barcelona është klubi evropian që ka shpenzuar më shumë para në transferime deri më tani në këtë afat kalimtar të verës, duke ‘eklipsuar’ klubet tjera tashmë të njohura për shpenzime ndër vite.

Klubi katalunas ka pasur probleme të mëdha financiare në vitet e fundit, por edhe në këtë verë pritej të kishte probleme.

Megjithatë, shitja e një përqindje të konsiderueshme të drejtave televizive, largimi i disa lojtarëve dhe reduktimi i pagave bëri që Barcelona të largojë problemet financiare.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Barcelona kryeson listën e 10 klubeve me shpenzimet më të mëdha deri më tani në këtë verë.

Blaugranët kanë shpenzuar 128 milionë funte apo 152.4 milionë euro, pas blerjeve të emrave si Robert Lewandowski dhe Raphinha.

Pas tyre në këtë listë vjen Bayern Munichu që ka shpenzuar 115 milionë funte apo 137 milionë euro me blerje si Matthijs de Ligt dhe Sadio Mane, ndërsa Arsenali kompleto podiumin në vendin e tretë me 111 milionë funte apo 132 milionë euro shpenzime, ku blerja më e shtrenjtë ishte Gabriel Jesus.

Në vendin e katërt renditet Manchester City me shpenzime prej 91 milionë funtesh (108 milionë euro), po aq sa ka shpenzuar edhe Leeds Unitedi në pozitën e pestë.

Tottenham Hotspur është klubi i gjashtë me 86 milionë funte (102 milionë euro), Chelsea i shtati me 79 milionë funte (94 milionë euro), Paris Saint-Germain në pozitën e tetë me 77 milionë funte (91.68 milionë euro), West Hami i nënti me 76 milionë funte (90.50 milionë euro) dhe Juventusi i dhjeti me 75 milionë funte apo 89.30 milionë euro. 

/Telegrafi/

Read Previous

​Automjetet me mërgimtarë shqiptarë mbesin të bllokuar në Jarinje

Read Next

​Kurti: Vuçiq e Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat në veri