Barcelona ka njoftuar zyrtarisht një lajm të trishtueshëm që i shqetëson të gjithë fansat dhe klubin: dëmtimi i rëndë i Gavi.
Ylli i ri ka pësuar një lëndim serioz që do ta mbajë jashtë fushave të gjelbra për një kohë të gjatë.
Në një deklaratë të klubit thuhet: “Pas testit të kryer të hënën në mëngjes te lojtari i ekipit të parë Gavi ka treguar se ai ka një çarje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë dhe një dëmtim shoqërues në meniskun anësor”.
“Lojtari do të ketë një operacion. në ditët në vijim pas së cilës do të publikohet një përditësim i ri mjekësor”.
19-vjeçari pësoi një lëndim gjatë ndeshjes kualifikuese të Spanjës për Euro 2024 kundër Gjeorgjisë, duke u detyruar të dilte nga fusha 20 minuta pas lojës, ndërsa do të jetë jashtë fushave deri në tetë muaj.
/Telegrafi/