Mbetemi te problemet infrastrukturore dhe sjellim një tjetër problematikë të komunitetit. Banorët e një pjese të rrugës “Mark Malota” janë ankuar për mos asfaltimin e rrugës së tyre. Ndërkohë Luan Çarkaxhija, udhëheqës i Sektorit për Infrastrukturë Rrugore në komunën e Gjakovës thotë se komuna është duke punuar për zgjidhjen e problemit pronësor dhe, pasi të përfundojë procesi, do të vazhdohet me asfaltimin e segmentit rrugor.
Më poshtë gjeni kronikën e detajuar: