“Të Vegjlit e Gjakovës” me Arsa Saraqini, nga nesër në TV Syri Vision
Problemi primar për jetë nuk është zgjidhur ende për banorët e fshatit Cërmjan. Këta banorë vazhdimisht kanë probleme me energjinë elektrike. Nje frymë sado e lehtë ose përkeqësim i motit shkakton ndërprerje të energjisë elektrike me orë të tëra.
Poashtu janë më shumë se 300 krerë të gjedheve dhe mbi 50.000 mijë pula më të cilat merren banorët e fshatit Cërmjan, dhe në rast që nuk ke përforcues për rrymë, paisjet shtëpiake dhe të punës digjen. Kështu u shprehën të gjithë banorët që ne kontaktuam.
Banorët u shprehen se në një trafo elektrike janë të lidhura 89 familje dhe natyrisht se kjo shkakton ngarkesë edhe në furnizim të rregullt. Duke shtuar në po të njetën trafo janë të lidhura edhe disa biznese që veprojnë në këtë fshat, konkretisht lagjet Shalaj, Hajdaraj, Pozhari, Kida dhe Avdijaj.