Banka e Shqipërisë reagon pas dëmtimeve nga protestat

Banka e Shqipërisë ka reaguar lidhur me incidentet e regjistruara gjatë protestave të ditëve të fundit, ku janë dëmtuar disa degë bankare dhe bankomate. Banka njofton se janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe për sigurinë e punonjësve, njofton kufizime të përkohshme në ofrimin e shërbimeve.

Në një deklaratë zyrtare, institucioni thekson se sistemi i pagesave vijon të funksionojë normalisht, ndërsa depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta dhe nuk rrezikohen nga dëmtimet fizike, shkruan Euronews AL.

Banka e Shqipërisë thekson se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta. Dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave nuk cenojnë sigurinë e depozitave të klientëve dhe as qëndrueshmërinë financiare të bankave. Qytetarët duhet të jenë të qetë se kursimet e tyre janë të mbrojtura dhe nuk rrezikohen nga dëmtimet fizike të ambienteve.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Amir Abrashi arrin rekordin e madh me Grasshoppers

Read Next

​Rritet qarkullimi në tregtinë me pakicë, jep detaje ASK-ja