Bad News Eagles për herë të parë renditet në vendin e 18-të në ranglistën botërore të CS:GO

Rezultatet e mira në ndeshjet e fundit nga ekipi shqiptar, kanë bërë që të ngritet në renditje ekipi shqiptar, ku tani për herë të parë renditen në vendin e 18-të.

Është përditësuar ranglista botërore e CS:GO nga HLTV, ndeshjet e fundit të cilat ka triumfuar ekipi shqiptar Bad News Eagles, kanë bërë që të kalojnë nga vendi i 19-të në vendin e 18-të, për herë të parë në histori të ekipit.

Për momentin, bNe po garojnë në turneun REPUBLEAGUE, ku ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë në çerekfinale të turneut, e cila do të mësohet së shpejti.

Kujtojmë se Bad News Eagles është ftuar në turneun kualifikues të turneut Major i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

/Telegrafi/

Read Previous

“Gratë, Paqja dhe Siguria”, Shqipëria bën bashkë në Këshillin e Sigurimit BE, OSBE, OKB

Read Next

​Suspendohen dy policë të dyshuar për keqtrajtimin e qytetarit në Fushë Kosovë