​Suspendohen dy policë të dyshuar për keqtrajtimin e qytetarit në Fushë Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një ankesë nga një qytetar për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë në Fushë Kosovë.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje pasdite kur qytetari ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik.

Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore.

Pas veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot dy zyrtarë policorë në Stacionin Policor të Fushë Kosovës që ishin të përfshirë në këtë incident.

Arrestimi është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, ndërsa me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Read Previous

Bad News Eagles për herë të parë renditet në vendin e 18-të në ranglistën botërore të CS:GO

Read Next

Kokaina e kapur në Durrës, njëri prej të arrestuarve është këshilltari i Erion Veliajt