Bad News Eagles fitojnë ndeshjen ndaj ekipit EndPoint në turneun Elisa Invitational Fall CS:GO

Fitoret nuk kanë të ndalur për ekipin shqiptar Bad News Eagles, tani mposhtën ekipin EndPoint për te kaluar në serinë e dy fitoreve në turneun Elisa Invitational Fall CS:GO.

Ndeshjen ndaj ekipit EndPoint, Bad News Eagles e fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, edhe pse e nisën me humbje në mapin e parë, arritën që të kthehen në dy të fundit.

Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje u shpall kapiteni i ekipit Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci, me vlerësimin nga HLTV 1.26.

Në këtë turne ekipi shqiptar së bashku me shumë ekipe tjera evropiane është duke garuar për t’u kualifikuar në turneun LAN në Finlandë, si dhe një grup çmimesh rreth 25.000 dollarë.

Bad News Eagles për momentin numërojnë shtatë ndeshje të fituara radhazi pa humbje në gara të ndryshme, dhe janë duke treguar formë të mirë para turneut kualifikues për IEM Rio Major.

/Telegrafi/

Read Previous

88 vjet nga lindja e Leonard Cohen, kjo është intervista e fundit e tij

Read Next

Përkujtohet aktorja Besa Imami, “Artiste e Merituar”