Babai i Marigona Osmanit: Nëna e Dardanit ka punuar në polici, ajo ia ka mbyllur dosjet

Vrasja e Marigona Osmani pak ditë më parë tronditi opinionin publik, ajo u la para spitalit të Ferizajt, pa shenja jete dhe me fraktura të rënda në trup.

I dyshuari dhe i akuzuari kryesor është i dashuri i saj Dardan Krivaqa, tashmë i arrestuar.

Babai i Marigonës në një intervistë në Top Channel, tha se nëse ligji nuk vepron për të ndëshkuar fajtorit, atëherë zgjidhja do jetë me Kanun.

“Dardani e mbyllte derën me çelës e ka zbuluar nëna e Marigonës. Ne i kemi thënë Marigonës, që nuk e njohim mirë atë, vajza e mori vetë dhe s’kishim si të ndërhynim”, tha babai.

Ai tutje thotë se nuk kishte pasur kontakte me Krivaqën.

Ai ka shtuar se nëse nuk ndërhyn shteti, atëherë do e marrë përgjegjësinë mbi vete.

“Nëse shteti nuk e jep verdiktin vetë, ne kemi kanunin, më ndodhi mua po mos i ndodhte tjetër kujt. Kemi kanunin e Lekë Dukagjinit”, thotë ai.

Babai i Marigonës thotë se nuk e ka ditur se Krivaqa ka ende probleme me ligjin, por shton se e di që nëna e tij ka shërbyer në Polici, ku mund të ketë ndërhyrë për mbylljen e dosjeve.

“Ne se kemi ditur këtë gjë, po nëna e tij ka qenë në shërbim me policinë dhe i ka mbyll ato dosje”, tha ai./Telegrafi

Read Previous

​DASH: Dozat e dhuruara të Pfizerit do t’ia mundësojnë Kosovës t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj

Read Next

Haxhi (Robin) Krasniqi më 9 tetor mbron titullin e botës në boks