Avokati Besnik Berisha publikon pamje të reja nga vrasja e Agonis Tetaj

Avokati Besnik Berisha ka publikuar pamje nga një kënd tjetër, ku shihet vrasja e Agonis Tetajt, vrasje kjo e cila nxiti shumë reagime ditëve të fundit.

Berisha shkruan se këto pamje tregojnë reagimin e 18-vjeçarit Shaban Gogaj pasi siç thotë ai “aksidentalisht privoi nga jeta shokun dhe kolegun e tij Agonis Tetaj”.

“Jam kureshtar të di, nëse ekziston qoftë edhe një rast i vetëm, i shkruar, i dëgjuar, apo i dëshmuar, që i përgjigjet, qoftë për së afërmi, aksidentit tragjik të vrasjes së Agonis Tetaj e që provon se dorasi, menjëherë pas kryerjes së vrasjes të pretenduar “me dashje”, reagon kështu siç ka reaguar 18-vjeçari Shaban Gogaj, duke gulçuar, bërtitur, klithur, goditur kokën dhe veten me grushta, pasi kuptoi se miku i tij më i mirë u rrëzua në tokë i gjakosur”, shkruan Berisha.

Pothuajse tri vite kanë kaluar që nga vrasja e Agonis Tetajt, ndërkaq për të dytën herë kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi është deklaruar se brenda kompetencave të tij do të ricaktoj një prokuror tjetër.

Sipas komunikatës për medie, thuhet se Kryeprokurori do të kërkojë nga trupi gjykues të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike.

Lidhur me këtë babai i të ndjerit Agonis Tetaj, Isuf Tetaj iu është drejtuar me një letër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, kryesuesist të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokut, kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufit, Haxhi Dërgutit nga Prokruroia e Apelit si dhe ambasadorëve të huaj në Kosovë.

Tetaj përmes kësaj letre ku ka bashkangjitur edhe video incizimin ku shihet momenti i vrasjes së djalit të tij, shpreh shqetësimin e tij dhe frikën siç potencon ai për procesin e manipuluar lidhur me rastin e vrasjes së Agonis Tetaj në shtator të vitit 2018. 

Read Previous

​Ministria e Shëndetësisë zvarrit vaksinimin e mjekëve të Kosovës në Kukës

Read Next

​Hulumtimi: Ri-infeksioni me koronavirus është më i zakonshëm te të moshuarit