Australia mbështet heqjen e Andrew nga linja mbretërore e trashëgimisë

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, i ka thënë homologut të tij britanik, Keir Starmer se qeveria e tij do të mbështesë planet për të hequr Andrew Mountbatten-Windsor nga rendi i trashëgimisë mbretërore. 

Albanese shprehu mbështetjen e tij për një propozim të tillë në një letër drejtuar Albaneses. 

Andrew, vëllai i Mbretit, mbetet i tetë në rendin e trashëgimisë së fronit, pavarësisht se në tetor iu hoqën titujt, përfshirë “princ”, për shkak të presionit mbi lidhjet e tij me financierin e dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein. 

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po shqyrton miratimin e një ligji për ta hequr nga rendi i trashëgimisë. 

Ky veprim vjen pas arrestimit të Andrew nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës publike, të enjten.  Ai ka mohuar fuqishëm çdo shkelje. 

Ish-princi u lirua nën hetim 11 orë pas arrestimit nga policia londineze të enjten. Heqja e tij nga rendi i trashëgimisë do të kërkonte një akt të Parlamentit, i cili duhet të miratohet nga deputetët dhe anëtarët e Dhomës së Lartë, dhe do të hynte në fuqi kur të merrte miratimin mbretëror nga Mbreti. 

Kjo do të kërkonte gjithashtu mbështetjen e 14 vendeve të Komonuelthit ku Mbreti Charles është kreu i shtetit, përfshirë Australinë./koha.net

Read Previous

Kina i kërkon SHBA-së të anulojë “tarifat e njëanshme” pas vendimit të Gjykatës Supreme

Read Next

Chivu vendos rekord te Interi, lë pas emrat historik të pankinës zikaltër