Atiq i dërgon kërkesë KOSTT-it dhe ZRrE-së, kërkon fillimin e pagesës së rrymës

Kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, iu ka dërguar kërkesë Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe KOSTT-it.

Kërkesa e Atiqit ka të bëjë me kyçjen në rrjet të institucioneve publike të kësaj komune dhe fillimin e pagesës së rrymës.

“Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, tha Atiq.

/KlanKosova/

Read Previous

Grabitet një dyqan në Gjakovë

Read Next

Ibishi: Është pritur të ketë tensione në veri, ndërkombëtarët të arrijnë një zgjidhje me kryetarët