Kosovare Asllani me Suedinë arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës

Futbollistja Kosovare Asllani ka arritur me kombëtaren e Suedisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës, në konkurrencën e femrave.

Kjo pasi kombëtarja suedeze arriti ta mposht Japoninë, me rezultat 2-1.

Golin e parë në ndeshje e realizoi Ilestedt, në minutën e 32’, teksa golin e dytë Angeldal, në minutën e 51’.

Ndërsa golin e vetëm për Japoninë e shënoi Hayashi, në minutën e 87’.

Asllani në këtë ndeshje ishte e pranishme për 73 minuta brenda fushës.

Suedezet në gjysmëfinale do të ballafaqohen me spanjollet. /Klankosova.tv.

Read Previous

Në Onkologji vihet në funksion akseleratori i dytë, synohet të ulet lista e pritjes së pacientëve me sëmundje malinje

Read Next

Çfarë e shkaktoi zjarrin që e shndërroi një qytet në Havai në hi?