ASK: Deri dje në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencë lidhur me ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Sipas drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, regjistrimi po shkon ashtu siç është planifikuar dhe deri tani janë regjistruar 530 mijë banorë.

“Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë vetë në Kosovë dhe janë regjistruar 36% e objekteve në Kosovë. Nuk kemi sfida madhore në terren edhe stafi është stabilizuar këto ditë dhe kanë filluar intervistat masive, ashtu siç i kemi planifikuar. Regjistruesit kanë arritur në kuotën që kemi parashikuar, deri në 7 intervista. Nëse vazhdon një dinamikë e tillë do ta përfundojmë regjistrimin ashtu siç është planifikuar”, tha Kastrati. /GazetaSinjali/

Read Previous

“Turp për futbollin”, Ter Stegen reagon ndaj referimit në ‘El Clasico’

Read Next

FMN e Banka Botërore vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë, financim për reformat