Asgjësimi i dozave të AstraZenecas ende në pritje

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë nuk ka dhënë informacione se në çfarë mënyre do të asgjësohen dozat e vaksinave AstraZeneca, të cilave tashmë iu ka skadu afati i përdorimit.

Kosova është në mesin e disa shteteve në rajon, por edhe me gjerë, që për shkak të kalimit të afatit të qëndrueshmërisë, pritet t’i asgjësoj mbi 133 mijë doza të vaksinave të kompanisë farmaceutike AstraZeneca.

Zyrtarët nga Inspektorati Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim, thotë për Radion Evropa e Lirë se “sa u përket produkteve me afat të skaduar, institucioni – në këtë rast Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) – bënë kërkesën pranë Inspektoratit Farmaceutik për verifikim të stokut të produkteve me afat të skaduar”. Pastaj, shtojnë nga inspektorati, në bazë të kërkesës, bëhet “verifikimi i stokut dhe me procesverbal, urdhërohet që të ruhen dhe karantinohen deri në krijimin e kushteve për shkatërrim”, thuhet në përgjigjen e inspektoratit.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë, se cilat do të duhej të ishin procedurat për asgjësimin e këtyre vaksinave.

Ai thotë se në ketë drejtim, është e rëndësishme të dihet edhe marrëveshja me prodhuesit lidhur me vaksinat.

Sipas tij, Kosova ka legjislacion në fuqi sa i përket shkatërrimit të produkteve medicinale të pa përdorshme, të skaduara, apo ato të cilat mund të rezultojnë më ndonjë defekt të caktuar.

“Duke marrë parasysh këto, institucioni në të cilin ato janë, duhet të evidentohen si vaksina të papërdorshme, duhet të zhvillohen procedurat në harmoni me rregullat duke marrë edhe një leje nga Ministria e Mjedisit dhe në ketë mënyrë, në kompanitë të cilat janë të licencuara për këto procedua, duhet të bëhet asgjësimi”, tha Jakupi.

Pastaj, shtojnë nga inspektorati, në bazë të kërkesës, bëhet “verifikimi i stokut dhe me procesverbal, urdhërohet që të ruhen dhe karantinohen deri në krijimin e kushteve për shkatërrim”, thuhet në përgjigjen e inspektoratit.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë, se cilat do të duhej të ishin procedurat për asgjësimin e këtyre vaksinave.

Ai thotë se në ketë drejtim, është e rëndësishme të dihet edhe marrëveshja me prodhuesit lidhur me vaksinat.

Sipas tij, Kosova ka legjislacion në fuqi sa i përket shkatërrimit të produkteve medicinale të pa përdorshme, të skaduara, apo ato të cilat mund të rezultojnë më ndonjë defekt të caktuar.

“Duke marrë parasysh këto, institucioni në të cilin ato janë, duhet të evidentohen si vaksina të papërdorshme, duhet të zhvillohen procedurat në harmoni me rregullat duke marrë edhe një leje nga Ministria e Mjedisit dhe në ketë mënyrë, në kompanitë të cilat janë të licencuara për këto procedua, duhet të bëhet asgjësimi”, tha Jakupi.

/Telegrafi/

Read Previous

Kurti: Si qeveri çdoherë marrim përgjegjësinë që na takon

Read Next

Tetovë, trupat e viktimave nga zjarri u dorëzohen familjarëve