Arsene Wenger refuzon kandidaturën për president të FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar mundësinë për t’u përballur me Gianni Infantinon në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Sipas raportimit të gazetës britanike “The Times”, UEFA kishte shpresuar ta bindte legjendën e Arsenalit që të hynte në garën për drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Wenger, 77-vjeçar, shihej si një kandidat serioz dhe i besueshëm për ta sfiduar presidentin aktual të FIFA-s, por në fund ka vendosur të mos jetë pjesë e kësaj gare.

Ky vendim e vë UEFA-n në një pozitë të vështirë, pasi, sipas “The Times”, organizatës i kanë mbetur vetëm katër ditë për të mbështetur një kandidat tjetër kundër Infantinos.

Zgjedhjet për president të FIFA-s do të mbahen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut.

Deri më tani, përveç Infantinos, kandidaturat e shpallura janë ato të presidentit të Federatës Japoneze të Futbollit, Kozo Tashima, dhe ish-mbrojtësit të Tottenhamit, Ramon Vega. /GazetaSinjali/

Read Previous

Polonia pezullon kontributet financiare për armatimet amerikane drejt Ukrainës

Read Next

Fisnik Asllani: Synojmë fitoren ndaj Irlandës