KFOR paralajmëron lëvizje të shtuara ushtarake në Vrellë, ja çfarë do të ndodhë
Polonia ka vendosur të pezullojë përkohësisht kontributet financiare në programin PURL, një nismë që përdor fondet evropiane për blerjen e armatimeve amerikane në mbështetje të Ukrainës, shkruan il fattoquotidiano.it.
Kryeministri polak, Donald Tusk, bëri të ditur gjatë një konference për shtyp se ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për vendimin e Varshavës për të mos dhënë më kontribute financiare në këtë program.
Sipas autoriteteve polake, vendimi nuk lidhet me arsye politike, por me vështirësitë ekonomike dhe presionin mbi financat publike. Polonia po përballet me një deficit të lartë buxhetor, ndërsa njëkohësisht po përballon shpenzime të konsiderueshme për modernizimin dhe forcimin e mbrojtjes së saj kombëtare.
Varshava iu bashkua programit PURL në fund të vitit 2025, duke kontribuar me 100 milionë dollarë për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane që do t’i dërgoheshin Kievit.
Megjithatë, situata aktuale e financave publike ka detyruar qeverinë polake të rishikojë angazhimin e saj financiar, duke vendosur një ndalesë të përkohshme të kontributeve të mëtejshme. /ATSH/ –