Arsenali i afrohet titullit

Arsenali e ka fituar me rezultat minimal 1:0 ndeshjen e rëndësishme në garën për titull të kampionit të Anglisë.

Arsenali fitoi me gol të Kai Havertz në pjesën e parë. 

Me fitore, Arsenali ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit.

Golin e fitores së madhe Havertz e shënoi në minutën e 37-të me asistim të Bukayo Saka.
Ndeshja Arsenal – Burnley u zhvillua në stadiumin “Emirates” në Londër.
Ishte ndeshja e parafundit e edicionit aktual.

Arsenali është në vendin e parë me 82 pikë, pesë më shumë se Manchester City, i cili ndeshjen e parafundit e luan kundër Bournemouthit të martën nga ora 20:30. 

Nëse City humb apo barazon të martën, Arsenali shpallet kampion dhe i jep fund pritjes prej 22 vjetësh.

Të dielën, Arsenali e luan ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Crystal Palace.
City e mbyllë edicionin me ndeshjen në shtëpi ndaj Aston Villas të dielën.
Më 30 maj, Arsenali luan në finale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së./koha.net

Read Previous

KQZ mban mbledhje, pritet miratimi i fletëvotimit për 7 qershor, plani i sigurisë dhe kutitë postare për votim me postë

Read Next

Trump pretendon se sulmi i planifikuar ndaj Iranit është shtyrë pasi Teherani bën një propozim të ri për t’i dhënë fund luftës