Arrihet marrëveshja për buxhetin e BE-së për vitin 2023

Negociatorët e Këshillit dhe Parlamentit të Evropës kanë arritur marrëveshje sa i përket buxhetit të unionit për vitin 2023.

Marrëveshja është arritur në momentet e fundit të afatit ligjor, raporton AlJazeera.

Afati i fundit për arritjen e marrëveshjes ka qenë mesnata e 14 nëntorit, dhe negociatorët kanë njoftuar se kanë rënë dakord shumë pak përpara.

Buxheti prej 186.6 milionësh eurosh, që është 1.1 përqind më i madh sesa buxheti i vitit aktual. 400 milionë euro janë paraparë për kosto të paparashikuara brenda kornizës financiare shumëvjeçare nga viti 2021 deri në vitin 2027.

Shumica e rritjes – rreth 280 milionë, është vlerësuar të jenë si përkrahje për Ukrainën dhe vendet e saj fqinje si Moldavia.

Një pjesë e madhe e mjeteve është paraparë për përmirësim të infrastrukturës transportuese dhe rritjes së mobilitetit për pajisje ushtarake anembanë BE-së.

/GazetaSinjali/

Read Previous

​Ky aplikacion vjedh të dhënat bankare: Nëse e keni, hiqeni menjëherë

Read Next

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet në katër komunat veriore