Arrestohet pas 6 muajsh për vrasjen në tentativë

Personi i dyshuar për vrasjen në tentativë në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh” në dhjetor të 2020-ës më në fund është kapur nga Policia.

Burimet brenda Prokurorisë në Prishtinë, personi i dyshuar për këtë rast ishte në arrati nga 15 dhjetori 2020 deri dje, kur u prangos nga Policia.

Të njëjtat burime njoftuan se me vendim të prokurori, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali

Read Previous

22 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe

Read Next

Lista e qytetarëve që do ta marrin sot dozën e dytë të vaksinës