Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arlind Manxhukën zëdhënës të Qeverisë së Kosovës, i cili njëkohësisht do të jetë edhe këshilltar politik i kryeministrit.
Ndryshe deri tani zëdhënës i Qeverisë së Kosovës ishte Përparim Kryeziu, i cili së fundi u emërua në pozitën e zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës. /RTKlive
