Ardian Krasniqi fiton me nokaut

Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka shënuar fitoren e katërmbëdhjetë në po aq meçe në boksin profesionist, pasi e ka mposhtur venezuelianin Ricardo Guarapana me nokaut në raundin e tretë.

Përballja është zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën Scharrena në Stuttgart, në kuadër të mbrëmjes së madhe të boksit “Showdown for Legacy V”.

Krasniqi e ka dominuar duelin dhe ka arritur ta mbyllë atë para kohe, duke e ruajtur rekordin e përsosur prej katërmbëdhjetë fitoresh në katërmbëdhjetë meçe profesioniste.

Synimi i boksierit shqiptar për vitin e ardhshëm është të luftojë për titullin e kampionit të botës.

Në këtë mbrëmje boksi fitore kanë shënuar edhe Isuf Kelmendi dhe Victor Cakiqi, si dhe Drilon Rama.

Ndërkohë, Arian Ejupi ka pësuar humbje në meçin për titullin e kampionit të botës për të rinj. /RTKLive

Read Previous

Qytetarët kërkojnë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në kryeqytet

Read Next

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë