Moti sot, ja parashikimi i Institutit Hidrometeorologjik

Sot, në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të dendura të shpërndara dhe me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të variojnë nga 0 deri në 2 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 13 gradë celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3 metra për sekondë. /KosovaPress/


Moti në Shqipëri, i paqëndrueshëm e me shi

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot Shqipëria pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit pas orëve të mesditës.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet kryesisht të ulët priten të bëhen prezente nga orët e mesditës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në pjesën tjetër të territorit.

Reshjet priten të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë. /ATSH/

Read Previous

Kompozitorët e së ardhmes me ide të reja prapakthehen në sallën e ftohtë

Read Next

Çfarë sollën zhvillimet e fundit në negociatat për paqe në Ukrainë?