Ardian Gjini takon përfaqësuesit e OJQ-ve

Kryetari i komunës Ardian Gjini ka mbajtur takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile me qëllim që funksionimi i tyre të jetë  i ndërlidhur me komunikim sistematik dhe ndërveprim me institucionet lokale. Krytari i KVRL- së, Ideal Zhaveli ka treguar më gjerësisht rreth kërkesave të tyre që i janë bërë komunës së Gjakovës.

Një tjetër qendër që ishte e pranishme në këtë takim ishte edhe Organizata Handikos. Drejtoresha, Brilanta Ballata ka thënë që kërkesa specifike kishin për shoqatën e të shurdhërve pasi që kanë probleme me infrastrukturën.

Një tjetër çështje që është diskutuar në këtë takim është për hapësirat publike që do të jenë në shërbim të OJQ-ve ka thënë Arbër Lleshi.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave dhe të tjerë pohuan se kryetari Gjini shprehu gatishmërinë e plotë që të mbështesë projektet që janë në interes të qytetarëve me theks të veçantë për grupet e margjinalizuara dhe OJQ-të që ofrojnë shërbime.

Read Previous

Gjakovë, 34 raste me Covid- 19

Read Next

Rritet shuma e subvencioneve nga Drejtoria e Shëndetësisë