Arabia Saudite bën thirrje për zbatimin e plotë të planit të Trumpit për paqen në Gaza

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan, bëri thirrje për zbatimin e plotë të planit të paqes të presidentit amerikan Donald Trump për Gazën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ka theksuar njëkohësisht nevojën për të trajtuar çështjen e zgjerimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Deklaratat e Princit Faisal u bënë gjatë një sesioni që ai e bashkëkryesoi me Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë, lidhur me Deklaratën e Nju Jorkut për shtetësinë palestineze.

Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Princi Faisal shprehu vlerësimin për hapat e ndërmarrë nga Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanada dhe një numër në rritje vendesh për njohjen e shtetit palestinez, duke u bërë thirrje shteteve që nuk e kanë bërë ende këtë, ta ndërmarrin këtë hap.

Diplomati i lartë saudit theksoi gjithashtu rëndësinë e përballjes me zgjerimin e vendbanimeve, dhunën e kolonëve dhe politikat e aneksimit.

“Sa i përket Gazës, ai bëri thirrje për zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të planit gjithëpërfshirës të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit, duke garantuar qasje të papenguar për ndihmat dhe duke çuar në bashkimin e Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor nën Autoritetin Kombëtar Palestinez”, raportoi Agjencia Saudite e Lajmeve (SPA). /Telegrafi/

Read Previous

Roketsan turk teston KARAOK, sistemi antitank godet për herë të parë një objektiv ajror

Read Next

Presidentja venezuelase takohet me Trumpin për herë të parë pas kapjes së Maduros