Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
Dy anije cisterna kineze të ngarkuara me naftë të papërpunuar kaluan të mërkurën përmes Ngushticës së Hormuzit, sipas të dhënave të transportit detar.
Anijet, të cilat transportonin rreth 4 milionë fuçi naftë irakiane, ishin ndër supertankerët e paktë që po largoheshin nga Gjiri gjatë këtij muaji, bazuar në të dhënat e kompanive LSEG dhe Kpler.
Ndërkohë, çmimet e naftës pësuan rënie pas sinjaleve pozitive nga Shtëpia e Bardhë dhe vendet e Gjirit. Nafta bruto Brent ra në 110.16 dollarë për fuçi, përpara se të rikuperonte pjesën më të madhe të humbjeve gjatë tregtimit./express