Anel Rashkaj jep porosi të fuqishme dhe motivuese për futbollistët e Kosovës

Ish-futbollisti i ekipit kombëtar të Kosovës, Anel Rashkaj e ka një porosi për futbollistët aktualë “Dardanë”.

Mesfushori kualitativ e ka bërë një postim para ndeshjes së sontme të Verdhekaltërve ndaj Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.

Rashkaj ka kërkuar nga ish-bashkëlojtarët e tij që kur të zbresin në fushë, të bëhen luftëtarë në betejë.

Krahas Gjeorgjisë, Kosova do të luajë me Greqinë më 5 dhe me Spanjën më 8 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Verdhekaltrit janë ende në kërkim të pikëve të para në eliminatoret e Botërorit.

“Dardanët” sonte do të jenë të hendikepuar pa lojtarët e rëndësishëm si Milot Rashica, Bersant Celina, Arbër Zeneli e Edon Zhegrova. 

Ky është postimi i plotë që ka bërë Anel Rashkaj, në prag të ndeshjes së Kosovës kundër Gjeorgjisë :

/Gazeta Express/

Read Previous

Berisha: Polonia nuk është vetëm Lewandowski, por mund t’i surprizojmë

Read Next

237 biznese janë regjistruar brenda 6 muajve të parë të vitit 2021