Ambasadorja e Izraelit në Kosovës jep detaje për heqjen e vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të hënën se Izraeli ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës.

Gjatë një takimi, ambasadorja Ziv e njoftoi Osmanin për pajtueshmërinë e Qeverisë së Izraelit të miratojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët së shpejti do të gëzojnë lirinë e udhëtimit pa viza në Izrael për qëllime turistike.

Ndërkohë ambasadorja e Izraelit përmes një postimi në platformën X, ka thënë se ky zhvillim pozitiv ndodh në më pak se tri vjet nga njohja e Kosovës nga Izraeli.

“Më pak se tre vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona, Qeveria e Shtetit të Izraelit ka vendosur të miratojë marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ziv në platformën X.

Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi.

“Të dyja ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi”, ka shtuar ajo.

“Shpresoj që ky moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe do të nxisë edhe më tej bashkëpunimin në rritje midis shteteve tona dhe do t’i afrojë qytetarët tanë edhe më shumë”, ka shkruar më tej ambasadorja e Izraelit në Kosovë.

/Telegrafi/

Read Previous

Begaj pret ministrin e Jashtëm turk, vlerëson mbështetjen që Turqia jep për integrimin e Kosovës

Read Next

Nesër mbahet mbledhja e parë qeveritare në Maqedoni me kryeministër Talat Xhaferin