Ambasadori çek vlerëson sanksionet e Kosovës ndaj Rusisë, garanton mbështetjen e Çekisë

Ambasadori i Çekisë Pavel Bilek, ka thënë se lufta në Ukrainë ka shkaktuar pasoja në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se BE-ja duhet t’i ofrojë ndihmë këtij rajoni për t’i përballuar pasojat.

Ai ka theksuar se shteti i tij do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset.

“Lufta në Ukrainë dhe Ballkani Perëndimor është shumë i ndjeshëm ndaj këtyre pasojave dhe BE-ja nuk duhet ta harrojë Ballkanin, duhet t’i ofrojë ndihmën për t’i përballuar këto pasoja. Kosova ka treguar qartësisht rreshtimin e saj me BE-në dhe Amerikën, duke i mbështetur sanksionet pa ndonjë hezitim, ju i ndani vlerat evropiane dhe ne i vlerësojmë këto. Presidenca e Çekisë është duke u fokusuar në Ballkanin Perëndimor dhe është duke e ndihmuar Kosovën”, tha ai në tryezën me temën “Agjenda Evropiane 2022”, organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian. /Klankosova.tv/

Read Previous

Liverpool po mendon transferimin e De Jong në janar

Read Next

Bislimi: Për rritjen ekonomike s’kam dyshime, vendet e punës s’shihen në shesh, e kam listën