Ambasada amerikane në Tiranë sqaron se cilët qytetarë shqiptarë kanë të drejtë të udhëtojnë drejt SHBA-ve

/ATSH/- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të vijojnë të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve vetëm nëse kanë për qëllim  turizmin, pushimet, blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit.

Ambasada thekson se nuk lejohet udhëtimi drejt SHBA-ve me qëllim lindjen e fëmijës, studimi për një diplomë apo me qëllim pune.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendim për pezullimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, ku mes tyre përfshihet edhe Shqipëria dhe Kosova.

“Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte”, deklaron ambasada e SHBA-ve në reagimin e saj në rrjetet sociale.

Disa aktivitete që LEJOHEN me vizë vizitori B1/B2:

  •  ✅ Turizëm
  •  ✅ Pushime
  •  ✅ Blerje
  •  ✅ Vizitë me miq ose të afërm
  •  ✅Takime me bashkëpunëtorë biznesi
  •  ✅ Pjesëmarrje në një konventë ose konferencë

Aktivitete që NUK LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2:

  • ❌ Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllim kryesor lindjen në Shtetet e Bashkuara për të marrë shtetësinë amerikane për fëmijën)
  •  ❌ Punë që rezulton në pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan
  •  ❌ Studimi për një diplomë ose kredite akademike
  •  ❌ Performanca të paguara

Read Previous

Spiropali rrëzon spekulimet për vizat amerikane: SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve

Read Next

“Kurrë mos harro” – OSBE përkujton masakrën e Reçakut