Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Alpinisti amerikan Alex Honnold ka ngjitur me sukses ndërtesën Taipei 101 pa përdorur litar, rrip sigurie apo ndonjë pajisje tjetër mbrojtëse. Ndërtesa, e cila ka 101 kate dhe është e gjatë 508 metra, është ndërtuar nga çeliku, xhami dhe betoni, dhe është e dizajnuar për t’u dukur si një bambu.
Honnold, i njohur për ngjitjen e parë të El Capitan në Parkun Kombëtar Yosemite në Kaliforni pa litar, e ka përshkruar këtë arritje në Taipei si një sukses madhor. Ngjitja, e cila ishte planifikuar fillimisht për të shtunën, u shty për shkak të motit, shkruan BBC.
Ngjitja u transmetua drejtpërdrejt në Netflix, me paralajmërimin se transmetimi mund të vonohej në rast të ndonjë incidenti të rrezikshëm. Honnold e përfundoi ngjitjen në një orë e 31 minuta, dhe arritjen e festoi thjesht me një fjalë: “Sick.”
Alain Robert, një francez i njohur si “Spiderman”, arriti majën e Taipei 101 në katër orë, por ai përdori litar dhe rrip sigurie./koha.net