Allegri ‘godet’ strategjinë e transferimeve të Juventusit

Komentet e Max Allegri-t në konferencën e tij për shtyp u lexuan nga disa si një sulm ndaj Juventus-it për strategjinë e tyre të transferimeve të janarit pasi ai shpërfilli nënshkrimet e tyre.

Bardhezinjtë ishin në garën e Scudetto-s derisa u shkatërruan në muajt e fundit dhe tani kanë zbritur në pozitën e tretë.

Ndërsa klubet e tjera ishin të përqendruara në përforcimin e skuadrës së tyre, të ardhurit e Juve-s në janar mezi shkelën në fushë.

Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, trajneri u pyet nëse ishte penduar për merkaton e janarit.

“Klubi kujdeset për strategjinë e transferimeve. Ajo që është bërë është bërë dhe ne nuk mund ta ndryshojmë tani”, u përgjigj Allegri.

“Calciomercato.com” e pa këtë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj drejtorit Cristiano Giuntoli dhe hierarkisë për të zgjedhur për të investuar në lojtarë që Allegri mezi i përdorte.

Tiago Dialo u “rrëmbye” nga dora e rivalëve të Inter-it, i siguruar për 5.1 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë, por ish-mbrojtësi i Lille nuk ka luajtur ende asnjë minutë futboll për bardhezinjtë.

Nënshkrimi më i diskutueshëm ishte Carlos Alcaraz, me një kosto prej 3.9 milionë euro për huazimin gjashtëmujorë nga ekipi i Championship Southampton.

Ekziston një opsion për të blerë për 49.5 milionë euro, një shumë që Juve nuk kishte as më të voglin synim ta paguante.

Allegri përdori Alcaraz vetëm për gjashtë paraqitje në Serie A dhe një paraqitje 60 sekondash në Kupën e Italisë, për gjithsej 193 minuta futboll.

Giuntoli pritet gjerësisht të mbështesë shkarkimin e Allegri-t këtë verë dhe ardhjen e trajnerit të Bologna-s, Thiago Motta. /Albanianpost.com

Read Previous

Maqedonci: Serbia do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Read Next

Shefi i CIA-s alarmon Kongresin: Pa ndihmë ushtarake Ukraina mund të qëndroj vetëm deri në fund të vitit