Alcarazi shkatërron Gjokoviqin për triumf në Australian Open

Carlos Alcaraz është kampion i Grand Slamit të tenisit, Australian Open.

Të dielën në Melbourne, spanjolli shkatërroi serbin Novak Gjokoviq, për triumfin e parë në Australian Open.

Alcarazi ngadhënjeu me 3:1 në sete.

Seti i parë i takoi Gjokoviqit, 6:2.

Por spanjolli 22-vjeçar shkëlqeu më pas. E fitoi setin e dytë 6:2 dhe të tretin 6:3. Në setin e katërt u zhvillua dramë e vërtetë, ndërsa tenisti numër një në botë triumfoi 7:5.

Alcarazi tani ka shtatë tituj në turnetë e nivelit Grand Slam, që janë kryesorët në tenis. Nga dy triumfe i ka në Wimbledon, US Open dhe Roland Garros./koha.net

Read Previous

Barcelona dhe Real Madridi në garë për Sergio Martinez, afati kalimtar po mbyllet

Read Next

Trumpi thotë se dosjet e reja lidhur me Epsteinin e shfajësojnë atë