Punësimi i emigrantëve në BE arrin nivelin më të lartë historik
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen për operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump, që po zhvillohet në Venezuelë.
“Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.
Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.
Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.”Albin Kurti
Zhvillimet e fundit rreth aksionit të SHBA-së në Venezuelë
Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar operacionin e tyre anti-narkotik në Venezuelë, duke ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta kundër strukturave dhe individëve të dyshuar për përfshirje në trafikimin ndërkombëtar të drogës.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, aksioni përfshin goditje të targetuara dhe veprime për zbatimin e urdhrave të arrestit ndaj figurave të larta të regjimit venezuelan, ndërsa autoritetet në Caracas kanë reaguar duke e cilësuar operacionin si shkelje të sovranitetit dhe duke shpallur gjendje emergjence.
Situata mbetet e tensionuar dhe zhvillimet po përcillen nga afër nga komuniteti ndërkombëtar. /tvsyrivision/